Në spitalin e Shtipit janë shtruar 50 të infektuar, mbi 500 persona janë në izolim

Maqedonia

Në spitalin e Shtipit janë shtruar 50 të infektuar, mbi 500 persona janë në izolim

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 12:57
Foto Ilustrim

Në spitalin klinik në Shtip aktualisht janë shtruar 50 pacientë të infektuar me Covid-19, ndërsa në qytet 579 persona janë në izolim.

Kjo u theksua sot nga kryetari i Komunës së Shtipit Bllagoj Boçvarski në një prononcim për mediat.

“Shtipi po përballet me valën e tretë të virusit dhe numrat nuk guxojnë të nënvlerësohen në asnjë mënyrë, por alarmi duhet të jetë i ndezur, duhet të vihen në veprim të gjitha kapacitetet, si dhe kujdesi i qytetarëve.

Asnjë qytetar nuk dëshiron të kthehet në këto kushte në qytet, por unë dua të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të kërkoj përgjegjësinë më të lartë për veten time. Edhe pse Komuna e Shtipit nuk merr vendim për karantinë dhe orë policore, unë dua të shpreh qëndrimin tim se jam optimist dhe se do të arrijmë ta tejkalojmë këtë valë pa mbylljen e qytetit”, tha Boçvarski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat