Filipçe: E përforcojmë sistemin shëndetësor për muajt e vjeshtës

Maqedonia

Filipçe: E përforcojmë sistemin shëndetësor për muajt e vjeshtës

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 15:17
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se në fillim të gushtit do të nisin përgatitjet në spitalin “8 Shtatori” për valën e vjeshtës të sëmundjes COVID-19, e cila paralajmërohet nga ekspertët.

Ai tha se këto përgatitje bëhen në lidhje me infrastrukturën, pajisjet mjekësore, laboratorët dhe kuadrin.

“Është përgatitur plani për të përmirësuar kapacitetin e spitaleve për muajt e vjeshtës. Në fillim të gushtit, do të fillojmë ato procese, që do të thotë se secili nga 16 spitalet në vend do të marrë një ambulancë të parafabrikuar dhe një mini repart, ku do të ndahen pacientët e kuruar me COVID-19 dhe me sëmundje tjera”, tha Filipçe.

Si pjesë e përgatitjeve, Filipçe njoftoi përmirësimin e laboratorëve në të gjitha qytetet për teste të shpejta PSR, si dhe forcimin e stafit mjekësor me mjekë të rinj.

“Shpresoj se nuk do të ketë valë të re, por duhet të përgatitemi. Në këtë drejtim është edhe përmirësimi i ambienteve laboratorike në secilin qytet për teste të shpejta PSR dhe dje kemi pasur një takim me mjekë të rinj që morën licencë për të punuar javën e fundit. Ata duhet të fillojnë punën, në përputhje me ndryshimet në ligj për të marrë punë të garantuar me pagë, disa prej tyre kanë treguar tashmë interes për të qenë pjesë e ekipeve në reparte infektive dhe klinika dhe paralelisht ne po fillojmë procesin e sigurimit të fondeve për punësimin e tyre të përhershëm”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat