Mickoski: Për tre muaj borxhi publik është rritur për një miliardë euro

Maqedonia

Mickoski: Për tre muaj borxhi publik është rritur për një miliardë euro

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:03
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski thotë se qeveria e LSDM-së e fut shtetin në zonën e kuqe të borxheve.

Ai thotë se vetëm për trej muaj qeveria e LSDM-së e rriti borxhin publik për një miliard euro.

“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në tremujorin e dytë të vitit 2020 borxhi publik është 59,5%, përderisa borxhi shtetëror 50,7%, që në krahasim me tremujorin e kaluar më shumë se 8,9 pikë procentuale. Janë shpenzuar një miliardë të reja, por autostradë të re, kopshte të reja, shkolla, spitale nuk ka. Por, ka zgjedhje kriminale dhe ryshfet masiv”.

“Këto para me të cilat na fusin në borxhe të gjithë neve, janë paratë të cilat janë shpenzuar për korruptim për zgjedhje, sepse asgjë tjetër nuk është ndërtuar. Shumë lehtë mund të shihen efektet nëse qëllimi i vërtetë i tyre ishte përballja me pasojat nga korona”, thotë Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat