Mickoski: Deputetëve të OBRM-PDUKM-së u janë ofruar shuma të mëdha parash

Maqedonia

Mickoski: Deputetëve të OBRM-PDUKM-së u janë ofruar shuma të mëdha parash

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:37
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski theksoi se deputetëve të partisë së tij u janë ofruar shuma, siç tha ai gjashtëshifrore, vetëm për të mbështetur programin e LSDM-së.

Ai tha se janë të njohur emrat e personave misterioz që u janë ofruar deputetëve të OBRM-PDUKM-së, por që të njëjtit nuk do t’i publikojë.

“Nuk do të doja të flas në publik për ata emra, do të ishte shumë joserioze. Është normale të keni qasje, të thuhet, ja këtë program e ofron LSDM-ja, por numra gjashtëshifrorë në valuta të huaja dhe premtime për privilegje… kjo paraqet shqetësim për dëgjuesin dhe për mua”, tha mes tjerash Mickoski.

Gjatë ditës së djeshme ai tha se do të tentojë të formojë shumicë parlamentare në Kuvend dhe me këtë edhe Qeverinë e re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat