Pançevski në vend se në Shkutkë u dërgua në shtëpi - Bota Sot
Pançevski në vend se në Shkutkë u dërgua në shtëpi

Maqedonia

Pançevski në vend se në Shkutkë u dërgua në shtëpi

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:40
Vladimir Pançevski

Ish kreu i Gjykatës Penale Vladimir Pançevski në shtëpi. Pasi që mbrëmë u dënua me 3 vjet e gjashtë muaj burg për abuzime me sistemin AKMIS në Gjykatën Penale, iu ndërpre edhe paraburgimi ku i kaloi njëzet ditë.

Ai në vend se në Shkutkë u dërgua në shtëpi. Pançevskin, shpejt dhe me disa seanca, gjykata e Velesit e shpalli fajtor për abuzim me sistemin AKMIS në Gjykatën Penale, ndërsa ishte kryetar i këtij institucioni.

Në vend që lëndët t’i shpërndante në mënyrë elektronike, ai ua ka shpërndarë në dorë gjykatësve të cilët i kanë qenë të besueshëm. Bëhet fjalë për 40 lëndë.

Avokatët e Pançevskit nuk janë të kënaqur me aktgjykimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat