LSDM: Vazhdojnë negociatat serioze për formimin e qeverisë së re

Maqedonia

LSDM: Vazhdojnë negociatat serioze për formimin e qeverisë së re

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se vazhdojnë negociatat serioze për formimin e shumicës parlamentare.

Nga kjo parti thonë se bisedimet janë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të duhura kadrovike.

“Shumica e re parlamentare do të sigurojë një qeveri të qëndrueshme që lëviz shpejt përgjatë rrugës evropiane, një qeveri e angazhuar për ekonominë, drejtësinë dhe luftën kundër Covid-19. Një qeveri që hap negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe një qeveri që me secilin kapitull të ri të hapjes së negociatave do të prezantojë standarde të reja evropiane për një jetë më të mirë”, thuhet në njoftimin e LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat