Bashkia e Shkupit: Vijon paraqitja për subvencione për pastrim të oxhaqeve

Maqedonia

Bashkia e Shkupit: Vijon paraqitja për subvencione për pastrim të oxhaqeve

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim

Bashkia e Shkupit i përkujton qytetarët se vijon thirrja publike për dhënien e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet e tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të zvogëluar pasojat e ndotjes së ajrit. Deri më tani, Bashkia e Shkupit ka pranuar 95 kërkesa për subvencione për pastrimin e oxhaqeve.

“Me këtë masë, Bashkia e Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të familjeve dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë neto deri në 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të paraqesin kërkesë personat fizikë dhe juridikë, vendbanimi i të cilëve apo selia është në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në vitet e kaluara, subvencioni ishte në vlerë deri në 1.000 denarë”, informojnë nga shërbimit për shtyp i Qytetit të Shkupit.

Theksojnë se subvencionet vlejnë edhe për oxhaqet e pastruara nga 1 janari i vitit 2020, ndërsa Thirrja publike zgjat deri më 30 nëntor të vitit 2020 dhe do të realizohen me parimin “i pari vjen i pari shërbehesh”, gjegjësisht deri në realizimin e fondeve të parashikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020. Shtojnë se rekomandohet pastrimi i oxhaqeve tre herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe një herë kur të ketë mbaruar.

Më shumë informacione në lidhje me Thirrjen publike, qytetarët mund të gjejnë në lidhjen e mëposhtme të Internetit – https://skopje.gov.mk/media/4997/javen-povik-cistenje-odzaci-2020.pdf.

Bashkia e Shkupit e realizoi këtë masë edhe në vitin 2018 dhe 2019, kur u ndanë gjithsej 634 subvencione.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat