MPPS: Punëtorët që janë larguar nga puna kanë të drejtën e 50 përqind të pagës

Maqedonia

MPPS: Punëtorët që janë larguar nga puna kanë të drejtën e 50 përqind të pagës

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:45
Foto Ilustrim

Nëse ju humbni punën, ju keni të drejtë të merrni 50 përqind të pagës suaj.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se qytetarët me ndërprerje të marrëdhënieve të punës kanë të drejtë në kompensim monetar në shumën 50 përqind të pagës mesatare neto mujore të punonjësit për 24 muajt e fundit.

Një person i papunë i cili ka qenë i punësuar për të paktën 9 muaj pandërprerë, ose 12 muaj me pushim në 18 muajt e fundit, para përfundimit të punësimit, ka të drejtë në kompensim.

Qytetarët që kanë humbur vendin e punës paraqesin kërkesë në Qendrën e Punësimit në vendin e vendbanimit, brenda 30 ditëve nga dita e përfundimit të punësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat