Shkrimi i “Botës Sot” si hajmalia e hoxhës

Maqedonia

Shkrimi i “Botës Sot” si hajmalia e hoxhës

Nga: Irfan Luma Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Opinioni i shkruar në gazetën Bota Sot ishte sikurse hajmalia e hoxhës për mësyshin! Që nga ora 00 e datës 15 gusht, hyri në fuqi vendimi  për hapjen e PKK. Glloboçica, Ky ishte një nga lajmet më të bukura që përjetuan banorët e këtij vendbanimi kufitar pas ''karantinës'' pesëmujorshe të mbylljes së kufirit.

Kësisoj mëngjesin e sotëm të datës 15 gushtit kalimtari i parë që shkriu akullin ishte djaloshi nga Sellca e Tetovës Daim Mehazi me punë të përkohshme në Gjermani,i cili shkeli tokën kosovare në këtë pokëkalim!

Banorëve të fshatit Glloboçicë ndryshe nga ditët e tjera kur kafenë e mëngjesit e pinin me fytyra të ngrysura sot shkëlqenin nga gëzimi! Tetova thonë: "ka qenë dhe është burim i jetës, pa Tetovën ne jemi si bima pa dritën", ata jo vetëm që janë të gëzuar njëkohësisht shpresojnë së paku për ta do të ketë së shpejti ndonjë vendim për heqjen edhe të testeve për Kovid 19, nga të gjitha palët si nga ato maqedonase poashtu edhe nga ana e jonë!

Tek e fundi masat për reciprocitet janë goditje që në rradhë të parë dëmtojnë shqiptarët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat