Arrestohet shtetasi maqedonas, prezantoi test falso për COVID-19

Maqedonia

Arrestohet shtetasi maqedonas, prezantoi test falso për COVID-19

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar i Maqedonisë së Veriut është arrestuar pasi gjatë kontrollit të dokumenteve kishte paraqitur edhe testin për COVID-19, që dyshohet se ishte i falsifikuar.

Rasti ka ndodhur të hënën në pikën kufitare në Han të Elezit, ndërsa është raportuar nga Policia e Kosovës të mërkurën.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në një lagje në Shkup nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat