Bashkëshorti i Jankulloskës për dënimin: Aktakuzat dhe vendimi gjyqësor janë absurde

Maqedonia

Bashkëshorti i Jankulloskës për dënimin: Aktakuzat dhe vendimi gjyqësor janë absurde

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:46
Gordana Jankulloska

Bashkëshorti i Gordana Jankulloskës, Vllato Ilievski për ‘Fokus’ thotë se bashkëshortja nuk e ka ndërmend të arratiset nga vendi për shkak të birit të saj Petarit.

“Dëshiroj t’ju them se Gordana nuk është fajtore për veprat për të cilat ngarkohet, aktakuzat janë absurde, të paargumentuara dhe rezultat i një histerie që gjatë kohë drejtohet kundër saj. Jam i bindur se drejtësia do të del në pah, pavarësisht nëse do të del te gjykatat e Maqedonisë apo gjyqin në Strazburg”, tha Ilieski.

Bashkëshorti tha se mediat kanë linçuar bashkëshorten e tij gjatë këtyre 10 viteve.

Ndryshe, sot u bë e ditur se Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes, dhe Gordana Jankullovska duhet të mbajë burg për 4 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat