Thirrnin “shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë” në mes të Shkupit, por ikën kur ju afruan shqiptarët

Maqedonia

Thirrnin “shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë” në mes të Shkupit, por ikën kur ju afruan shqiptarët

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:15
Foto

Tifogrupi “Komitët” e Vardarit vazhdojnë thirrjet raciste ndaj shqiptarëve pasi institucionet e Maqedonisë nuk i ndalin.

Thirrën “shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë” edhe javës së kaluar e Qeveria kërkoi hetime nga Prokuroria. Asgjë nuk ndodhi.

Sot në lagjen “Gjorçe Petrov” tifogrupi i njëjtë vazhdoi me thirrje morti për shqiptarët. Por, sot u përballën me shqiptarë që kalonin aty për një festë familjare.

Krushqit shqiptarë u ndalën për të kërkuar llogari nga tifogrupi. Por, ata ikën.

Video e gazetarit shqiptar është bërë virale në rrjetet sociale.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat