LSDM: Qeveria e re ndërton rend, drejtësi dhe disiplinë

Maqedonia

LSDM: Qeveria e re ndërton rend, drejtësi dhe disiplinë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:09
Foto Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se rendi, drejtësia dhe disiplina, ndërtimi i një shteti të fortë dhe të pavarur juridik dhe sundimi joselektiv i ligjit janë prioritetet kryesore të Qeverisë të udhëhequr nga ata.

Nga kjo parti thonë se janë të angazhuar për ndërtimin e një shoqërie ku sundon liria, barazia dhe drejtësia, një shoqëri në të cilën qytetarët ndjehen të sigurt dhe u besojnë institucioneve, angazhohet për një shtet me tolerancë zero për korrupsionin dhe krimin, ku të gjithë që shkelin ligjin mbajnë përgjegjësi.

“Qytetarët kërkojnë dhe presin rregull dhe drejtësi joselektive, barazi para ligjit. Kjo është arsyeja pse, në ditët e para të mandatit të saj, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka treguar se është e përkushtuar për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Prishja e ndërtesës ilegale afër qendrës Mavrovasja, pas vendimit të marrë në seancën e parë të Qeverisë, vetëm konfirmon se LSDM-ja i shndërron në realitet zotimet e dhëna para qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat