Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:45
Foto Ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 den/l dhe nga sonte në mesnatë ЕURODIZEL (D-Е V) dhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të jenë 49,50 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 den/l, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-95 do të jetë 60,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 do të jetë 62,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,762 den/kg dhe do të jetë 25,311 den/kg.

Nga data 22.9.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 60,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 62,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 49,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 49,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 25,311 (denarë/kilogram).

“Vendimi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të bursës për të gjitha derivatet e naftës gjatë javës së kaluar. Arsyeja kryesore e këtij trendi janë efektet negative nga uragani Sali (Sally) në Amerikë, për shkak të së cilit të mërkurën e kaluar u mbyllën rafineritë në Meksikë, me çka prodhimi u ndërpre ndërsa rezervat janë në minimum. Nga ana tjetër, në këtë periudhë kërkesa për derivate të lehta është rritur, ndërsa për shkak të ofertës së kufizuar gjatë javës së kaluar, në bursat botërore është regjistruar rritje e konsiderueshme e fraksioneve të benzinës dhe lubrifikantëve të rëndë”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat