Ende nuk ka vendim në lidhje me mësimin përgjatë gjithë ditës në Maqedoni

Maqedonia

Ende nuk ka vendim në lidhje me mësimin përgjatë gjithë ditës në Maqedoni

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:41
Foto Ilustrim

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme nuk ka marrr vendim nëse në shkollat fillore do të ketë mësim përgjatë gjithë ditës me prezencë fizike.

Komisioni pret nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të dhëna se sa është numri i fëmijëve dhe më pas do të merret vendim.

“Kjo çështje ende nuk ka përfunduar. Si komision duhet të kemi numrin e saktë të fëmijëve që do të ishin në shkolla me prani fizike. Këto të dhëna duhet t’i sigurojë MASH-i dhe më pas të marrim vendim, përkatësisht të rekomandojmë”, tha drejtori i Qendrës për Shëndet Pulbik dhe anëtar i komisionit, Aleksandar Stojanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat