Pendarovski: Gjendja në vend është stabile, nuk presim që pandemia të ndikojë në siguri

Maqedonia

Pendarovski: Gjendja në vend është stabile, nuk presim që pandemia të ndikojë në siguri

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:57
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri deklaroi se gjendja në vend dhe rajon është stabile dhe se nuk ka indikacione për rrezikim të sovranitetit.

“Mbajtëm mbledhjen e tetë të Këshillit për Siguri. Pika kryesore ishte gjendja e sigurisë në vend dhje rajon. Këshilli konkludoi se gjendja e vendit dhe rajonit është stabile dhe nuk ka indikacione”, tha Pendarovski.

Ai tha se pandemia mbetet sfida më e madhe për ne për shkak se kjo ndikon ndaj shëndetit dhe ekonomisë, por se nuk do të ndikojë ndaj sigurisë së vendit.

Pendarovski theksoi se në mbledhje është biseduar edhe për rrjetin 5G dhe se është konkluduar se qeveria e Maqedonisë duhet t’i ndjekin rekomandimet e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat