OBRM-PDUKM: Me popullin do ta mposhtin mafinë në pushtet

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Me popullin do ta mposhtin mafinë në pushtet

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:45
Foto Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “mijëra qytetarët edhe një herë në protestën e djeshme e shfaqën pakënaqësinë ndaj pushtetit. Njerëzit që dje morën pjesë në protestë janë viktima të qeverisë, përkatësisht ndaj tyre ushtrohen mobing në administratën publik, në ndërmarrjet publike në administratën lokale”.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dërgoi katër kërkesa.

E para është që të përmbushet premtimi dhe t’i jepet mundësia opozitës që të propozojnë prokuror publik të pavarur që do ta luftojë krimin pa dallim të përkatësisë politike. E dyta është që të ndalohet revanshizmi dhe trysnitë politike në administratë, ushtri dhe MPB. Kërkesa e tretë është se shteti momentalisht është pa Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe se sa më shpejt duhet të formohet ky komision dhe të miratohet Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi në mënyrë që ata që kërcënohen të jenë të mbrojtur dhe e katërta është që të gjitha lëndët për të cilat i din opinioni të hapen dhe të bëhet revizion.

“Nuk mund të ketë sundim të së drejtës nëse nuk zbulohet se kush i mbushi kutitë e votimit në referendum, kishim vendvotime me jehonë më shumë se 99%. Nuk është e mundur të ketë sundim të së drejtës nëse nuk zbulohet se kush i përgjonte prokurorët dhe gjykatësit”, tha në protestën e djeshme Mickoski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat