Bislimovski: Nëse është e nevojshme ngrohja qendrore do të fillojë më një tetor

Maqedonia

Bislimovski: Nëse është e nevojshme ngrohja qendrore do të fillojë më një tetor

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:23
Marko Bislimovski

Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor dhe do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, por gjithashtu mund të fillojë më 1 tetor, nëse parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme është më i vogël ose i barabartë me 12 gradë celsius, sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Kjo u njoftua sot nga kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik Marko Bislimovski, i cili informoi se për shkak të investimeve në rrjetin e shpërndarjes së BEG dhe optimizimit të kapacitetit të tyre për prodhimin e nxehtësisë, konsumatorët do të marrin nxehtësi rreth orës 6.

Ai theksoi se BEG, “ESM Energjetika” dhe “Shkupi Veri” kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ngrohjes dhe janë plotësisht të përgatitur dhe nuk presin ndonjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat