Sot dy viktima dhe 194 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot dy viktima dhe 194 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:29
foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1697 testime me coronavirus, ndërsa 194 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-77, Kumanovë-9, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-11, Tetovë-16, Strugë-3, Veles-5, Manastir-6, Ohër-2, Kavadar-3, Gostivar-5, Gjevgjeli-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-3, Radovish-6, Koçan-10, Probishtip-3, Berovë-1, Valandovë-3, Vinicë-3, Dellçevë-2, Shën Nikollë-5, Kërçovë-2, Negotinë-1.

Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë, njëri nga Prilepi (80) dhe njëri nga Velesi (54).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 158 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 17.977, prej të cilëve 14.959 janë shëruar, ndërsa 739 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.279./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat