Filipçe thotë se maskat mbrojtëse nuk janë të rrezikshme për fëmijët

Maqedonia

Filipçe thotë se maskat mbrojtëse nuk janë të rrezikshme për fëmijët

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 22:35
Venko Filipçe

Ministri Venko Filipçe konsideron se mbajtja e maskave për tetë orë në shkolla nuk paraqet rrezik për fëmijë dhe se kjo është e vetmja mënyrë për t’u parandaluar bartja e virusit.

“Nuk presim komplikime, dhe as pengesa tek ata, bëhet fjalë për rekomandim të sigurt”, tha Filipçe.

Sipas Filipçes, masat parandaluese mbrojnë shëndetin e fëmijëve.

“Tani shkollat janë fizikisht bosh, ky ishte qëllimi, që të kemi sa më pak fëmijë në shkolla për shkak se hapësirat e mbyllura janë rrezik serioz”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat