Shënon rritje numri i të sëmurëve me Covid-19 nëpër çerdhe

Maqedonia

Shënon rritje numri i të sëmurëve me Covid-19 nëpër çerdhe

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:56
Foto Ilustrim

Dy javët e fundit numri i të sëmurëve me Covid-19 nëpër çerdhe po rritet, por në përgjithësi gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Që nga hapja e çerdheve gjithsej janë infektuar 18 fëmijë dhe 55 të punësuar, informoi ministraj e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

“Po e ndjekim situatën. Po marrim vendime së bashku me pushtetin lokal, për shkak se gjithkund gjendja epidemiologjike është e njëjtë. Kapitali më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve dhe të rinjve”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Për momentin në izolim janë 309 fëmijë dhe rreth 50 të punësuar nëpër çerdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat