OJQ-të kërkojnë legalizim të kanabisit në Maqedoni

Maqedonia

OJQ-të kërkojnë legalizim të kanabisit në Maqedoni

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Legalizim të menjëhershëm për përdorim dhe kultivim të kanabisit kanë kërkuar më shumë organizata joqeveritare. OJQ-të vlerësojnë se me mosdekriminalizimin e kanabisit, bëhet padrejtësi e madhe dhe është në kundërshtim me parimin e sundimit të së drejtës.

“Është e padrejtë fëmijët që përdorin kanabis për përdorim personal të marrin sanksione penale, t’u shkatërrohen mundësitë e tyre në jetë sepse ata kanë pirë xhoint.”,- deklaroi Dragana Dërndarevska nga Koalicioni “Margjinat”.

OJQ-të kërkojnë që legalizimi të rregullohet me ndryshime ligjore.

Njëkohësisht kërkojnë që të zgjerohen arsyet shëndetësore për përdorim të kanabisit si dhe të formohen klube sociale.

“Edhe nga këndvështrimi juridik penal, përkundrazi, gjykatat nuk janë të ngarkuara me çështje që i rëndojnë qytetarët, siç janë arrestimi për 5 gram, 10 gram etj. Prandaj nëse e shoh praktikën ndërkombëtare, nuk shoh asnjë arsye se pse kjo të mos miratohet.”,– tha Kostadin Dukovski nga MAKKANABIS.

Kërkesat do t’i dorëzohen qeverisë. Pritet që arka shtetërore të përfitojë nga legalizimi i kanabisit pasi që do të paguhet tatim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat