“E majta”: Të dënohen pretendimet nacional-shoviniste bullgare

Maqedonia

“E majta”: Të dënohen pretendimet nacional-shoviniste bullgare

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:14
Dimitar Apasiev

Dy deputetët e partisë “E Majta” i kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit, propozim-deklaratë për, siç thonë, dënim të pretendimeve nacional-shoviniste bullgare.

Ajo përmban 10 pika, ndër të cilat janë hedhja poshtë e memorandumit bullgar, kërkohet që identiteti, gjuha dhe vetë përcaktimi të jetë e drejtë e paprekshme dhe universale kolektive. Po ashtu kërkojnë që kryeministri, zëvendëskryeministri për Evropën dhe shefi i diplomacisë të jenë më shtet formues karshi sulmeve të qëllimshme irredentiste.

Kërkojnë po ashtu ndërprerje urgjente të punës së komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për historinë. Deputeti Apasiev kërkoi që kjo deklaratë të dërgohet edhe në Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, OSBE, Parlamentin evropian.

“Mendoj se ka hapësirë për diskutim, e rëndësishme është që ta hapim çështjen që të tejkalohet ky raport servil ndaj fqinjëve. Në fazën e sjelljes, presim që teksti të finalizohet, megjithatë si konsensus tani do të fillojnë bisedimet brenda partiake me koordinatorët e grupeve parlamentare. Presim që të gjendet një tekst i pranueshëm për të gjithë, jo domosdoshmërish të jetë ky i njëjti”, tha Dimitar Apasiev, deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat