Vazhdon rritja e numrit: Sot 518 raste me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdon rritja e numrit: Sot 518 raste me COVID-19 në Maqedoni

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:35
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.367 testime për coronavirus, ndërsa 518 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-261, Kumanovë-13, Shtip-19, Prilep-21, Tetovë-30, Strugë-5, Veles-13, Manastir-21, Ohër-15, Kavadar-11, Gostivar-10, Gjevgjeli-11, Strumicë-23, Kriva Pallankë-4, Radovish-6, Koçan-11, Probishtip-6, Berovë-2, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-3, Shën Nikollë-8, Kërçovë-13, Resnjë-6, Negotinë-1.

Në këtë periudhë kohore kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë të tjerë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 200 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 25.991, prej të cilëve 18.247 janë shëruar, ndërsa 883 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 6.861.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat