Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Francë

Maqedonia

Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Francë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:21
Nikolla Dimitrov

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov me 27 dhe 28 tetor do të qëndroj për vizitë pune në Francë, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kjo është vizita e parë nga formimi i Qeverisë së re dhe po realizohet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut , në pritje të përcaktimit të Kornizës Negociuese, e cila duhet të përfshij elementet që dalin nga Meteodoligjia e re për negociatat e anëtarësimit, e iniciuar nga vet Franca.

“Gjatë kohës së vizitës dyditore në Republikën e Francës janë paraparë takime me: Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme Klemen Bon: kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Francës , Zhan Fransua Rapen; Izabel Dumon këshilltare diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë në kabinetin e presidentit Makron; Karolin Vino zëvendës i Sekretarit Gjeneral për Çështje Evropiane pranë Qeverisë së Francës dhe Liliana Tangi, deputete e Parlamentit nacional”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Nga atje shtojnë se në fokusin e bisedimeve do të jetë mbështetja e Francës në këtë fazë kyçe të euro-integrimeve tona – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në deri në fund të vitit; dinamika e miratimit të Kornizës Negociuese, kurse do të bisedohet edhe për progresin e Maqedonisë së Veriut të notuar në Raportin e Komisionit Evropian si dhe për prioritetet kyçe nga agjenda e BE-së në të cilat Qeveria do të jetë e fokusuar në periudhën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat