Boçvarski: Jemi të përkushtuar për integrim në BE dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë

Maqedonia

Boçvarski: Jemi të përkushtuar për integrim në BE dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:12
Bllagoj Boçvarski

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut realizohen investime të mëdha për ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor në korridoret pan-evropiane 8 dhe 10 dhe intensivisht punohet në tejkalimin e sfidave dhe vazhdimin e ndërtimit të lidhjeve hekurudhore drejt Republikës së Bullgarisë, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në Këshillin e tretë ministror BE-Ballkani Perëndimor.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm është përkushtuar në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, përparimin e lidhshmërisë rajonale, lehtësimin e transportit dhe tregtisë, rritjen e bashkëpunimit me vendet tjera nga Ballkani Perëndimor.

“Në këtë kohë të krizës shëndetësore botërore, kur varësia e ndërsjellë e vendit nga rajoni bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe më e dukshme, mbështetja e ndërsjellë dhe bashkëpunimi është i rëndësishëm”, tha Boçvarski.

Ai porositi se duhet të fokusohemi në tejkalimin e pasojave të krizës dhe ta përshpejtojmë rimëkëmbjen e ekonomive tona.

Boçvarski tha se si ministri në mënyrë aktive janë përfshirë në të gjitha aktivitetet, të cilat në një pjesë të madhe, duke e pasur parasysh krizën shëndetësore, kanë të bëjnë me funksionim të pandërprerë të korridoreve të gjelbërta veçanërisht në transportin e mallrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat