Markovski: Kemi numrin më të madh të viktimave për një milion banorë nga COVID-19

Maqedonia

Markovski: Kemi numrin më të madh të viktimave për një milion banorë nga COVID-19

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:13
Velo Markovski

Maqedonia ka numrin më të madh të viktimave në botë për një milion banorë nga coronavirusi në javët e fundit, për të cilën përgjegjës është pushteti, akuzoi Velo Markovski nga OBRM-PDUKM.

Ai vlerëson vendi nuk ka model për ballafaqim me COVID-19.

“Duke paraqitur në mënyrë të gabuar pozitiven si të sëmurë, dëmi i paçmuar iu bë shtetit. Gjatë verës, për shkak të numrave kaq të dukshëm, ne ishim të izoluar nga pothuajse të gjitha vendet përreth. Edhe pse nuk u shpall fundi i valës së parë, u lejuan një numër i madh i tubimeve gjatë verës (koncerte, dasma, festa…). Në atë periudhë Komisioni lëshoi pe, nuk u planifikua fillimi i vitit shkollor, nuk u organizua asnjë sempozium ose konferencë për pikëpamjet doktrinare për trajtimin e pacientëve me Covid-19”, akuzoi Markovski.

Sot, shtoi ai, me rreth 28.000 të infektuar dhe 949 të vdekur kërkohet faji tek popullata, tek oponentët politik, tek personat profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat