Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër Dimovas dhe Zlatkovskit

Maqedonia

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër Dimovas dhe Zlatkovskit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:20
Lidija Dimova

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzime penale kundër drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizjes, Lidija Dimova dhe kundër pronarit të Kompanisë për Tregti dhe Shërbime V.E.Z. Trejd, Zoran Zlatkovski.

Kallëzime penale janë ngritur gjithashtu kundër A.G., këshilltarit të jashtëm dhe kundër A.P. arkëtarit të Agjencisë për Programet Evropiane të Edukimit dhe Lëvizjes.

Dyshohet se ato kanë shkaktuar dëm në shumën totale prej 25.334.543.00 denarë.

Ata akuzohen për veprën penale “abuzim të pozitës dhe detyrës zyrtare”, “mashtrim në dëm të fondeve të Komunitetit Evropian”, “bashkëpunim” dhe “punë të papërgjegjshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat