Sofja i bllokon rrugën europiane Maqedonisë së Veriut: Pranoni që keni rrënjë bullgare

Maqedonia

Sofja i bllokon rrugën europiane Maqedonisë së Veriut: Pranoni që keni rrënjë bullgare

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 14:20
Maqedonia

Bullgaria nuk pranon kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Përmes një letre drejtuar Komisionit Europian theksohet se ky kuadër nuk i siguron garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bullgaria.

“Kuadri negociues me kërkesat tona mund të miratohet në një fazë të mëvonshme, por pa të, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Sofja konsideron se kombi dhe gjuha maqedonase ekzistojnë që nga viti 1945 dhe i fton autoritetet e Shkupit të pranojnë se kanë rrënjë bullgare.

Gjithashtu shteti bullgar kërkon që Maqedonia e Veriut të deklarojë se emri i saj i ri, nuk përfaqëson pretendime territoriale në rajonin gjeografik të Maqedonisë së Veriut, si dhe të mos kërkojë njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

Ky qëndrim i pritshëm i Bullgarisë ka sjellë zhgënjim në Shkup.

“Ne jemi të gatshëm të japim sqarime për të hequr shqetësimet e Republikës së Bullgarisë. E drejta për vetëvendosje është e drejta jonë e patjetërsueshme. Identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt dhe nuk duhet të diskutohen, sepse identiteti ynë nuk shkakton asnjë pretendim ndaj askujt, as tani dhe as në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Fqinji ynë është bllokuar më herët edhe nga Greqia, që e detyroi të ndryshojë emrin, ndërsa kësaj here duket se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bllokimi. Edhe pse ka një javë kohë deri në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, presidenti Stevo Pendarovski tha se Sofja duket e vendosur për të bllokuar rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat