Osmani: Data kyçe për integrimin e Maqedonisë është 17 nëntori

Maqedonia

Osmani: Data kyçe për integrimin e Maqedonisë është 17 nëntori

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 19:20
Bujar Osmani

I pyetur nëse Maqedonia do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE në dhjetor, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se kjo ishte një punë në progres, e cila është ende në vazhdim.

“Vendimi po merret nga Këshilli i Ministrave për Çështjet Evropiane, i cili ishte dashur të mbahej sot, por është shtyrë nga presidenca për 17 nëntor. Atëherë do të jetë data kryesore për integrimin e Maqedonisë.

Prandaj, janë marrë ditë shtesë për harmonizimin ndërmjet shteteve anëtare në lidhje me kornizën. Për momentin nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë vendimi.

Ne do të punojmë deri në minutën e fundit të ditës së fundit për të rekomanduar”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat