MSH-Maqedoni: Shtretër të lira për pacientët me COVID-19 ka pothuajse në të gjitha spitalet

Maqedonia

MSH-Maqedoni: Shtretër të lira për pacientët me COVID-19 ka pothuajse në të gjitha spitalet

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:31
Foto Ilustrim

Përveç njoftimit të mëngjesit për gjendjen në spitalet dhe objektet spitalore në Shkup, nga Ministria e Shëndetësisë informojnë më tej për situatën me spitalet në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në departamentet që trajtojnë një numër pacientësh me coronavirus. Në qendrat rajonale Manastir dhe Shtip dhe spitalet e tjera në vend po mjekohen gjithsej 682 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19, ka vende të lira në pothuajse të gjitha qendrat.

Ka rreth 70 shtretër të lira në spitalet brenda, ndërsa po shqyrtohen edhe pacientët e shëruar me çka do të lëshohen shtretër shtesë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 68 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Covid-19 u shtruan në spital në Manastir. 5 pacientë u pranuan në spitalin e Shtipit, ndërsa gjithsej 59 pacientë janë shtruar në këtë spital. 51 pacientë janë shtrirë në repartin infektiv në Tetovë, 75 pacientë në Veles dhe 66 pacientë në Kumanovë. 94 pacientë janë shtruar në spital në qendrën për Covid në Ohër, 80 në Prilep, 38 në qendër për Covid në Gostivar dhe 37 pacientë në Strugë. Ka 22 pacientë në spitalin në Strumicë, 19 në Koçan, 19 në Kërçovë, 42 në Kavadar dhe 12 në Gjevgjeli të cilët janë pozitivë për coronavirusin”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga atje thonë se numrat ndryshojnë nga çasti në çast, sipas pranimeve dhe largimeve të pacientëve.

Përndryshe, shtojnë nga atje, të gjitha departamentet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat