Osmani: Shoqëria jonë është shembull për demokraci multietnike

Maqedonia

Osmani: Shoqëria jonë është shembull për demokraci multietnike

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:44
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në takimin ministror me ftesë të Ministrit për Punë të Jashtme të Polinisë, Zbigniew Rau kushtuar avancimit të lirisë së religjioneve dhe bindjeve.

“Fuqishëm jemi përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e lirisë së religjioneve dhe bindjeve, përmes strukturës legjislative të dëshmuar nga e cila garantohen të drejtat themelore njerëzore. Së këndejmi, përmes strukturave institucionale kryejmë promovimin e tyre, mbrojtjen dhe avancimin në nivel nacional”, theksoi Osmani.

Duke prezantuar aktivitetet të cilat Qeveria i ndërmerr edhe në plan ndërkombëtar për promovimin e lirisë së religjioneve, Ministri Osmani kujtoi se “Republika e Maqedonisë së Veriut duke filluar nga viti 2007 në çdo tre vjet organizon Konferencë ndërkombëtare kushtuar dialogut mes civilizimeve dhe religjioneve, si vërtetim për karakterin multifetar dhe multikulturor të vendit si shembull për demokracinë multietnike dhe shumëllojshmërinë në shoqëri”.

Qëllimi i takimit doli nga nevoja e forcimit energjik të përpjekjeve në plan ndërkombëtar, për ballafaqimin me keqpërdorimin e religjioneve për veprime kriminale, si dhe për mbrojtje të tyre, kultivimin dhe respektin. Njëherësh, me konsensus nga ana e pjesëmarrësve u miratuan disa deklarata të përbashkëta kushtuar avancimit të dialogut ndërfetar, për mbrojtjen e grupeve religjioze pakicë, për kontributin e akterëve religjioz drejt ndërtimit të paqes dhe ngjashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat