Zaevi i dëshpëruar: Vetoja bullgare padrejtësi dhe dështimi më i madh i BE-së

Maqedonia

Zaevi i dëshpëruar: Vetoja bullgare padrejtësi dhe dështimi më i madh i BE-së

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 08:52
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zave ka thënë mbrëmë se vetoja e Bullgarisë ndaj vendit të tij për fillimin e bisedimeve për anëtarësim është "dështimi më i madh për BE-në dhe padrejtësi e madhe".

Në një intervistë për televizionin kabllor 21, ai tha se nuk kishte asnjë shpjegim tjetër për veprimin bullgar, por se mendon se arsyeja për këtë është afërsia e zgjedhjeve në Bullgari dhe vuri në dukje se bisedimet midis Shkupit dhe Sofjes po vazhdojnë.

Zaev vuri në dukje se negociatave duhet t'u jepet një shans në ditët në vijim dhe se ka ende mundësi për të arritur një marrëveshje gjatë presidencës gjermane.

"Kontaktet midis dy vendeve po vazhdojnë dhe unë e (kryeministri Bullgar Bojko) Borisovi, ministrat e jashtëm, po vazhdojmë të kërkojmë dhe gjejmë një zgjidhje", tha kryeministri i Maqedonisë Veriore, duke theksuar se identiteti kombëtar dhe gjuha maqedonase nuk po negociohen.

Zaev vuri në dukje se si presidenca gjermane e Bashkimit dhe Komisioni Evropian po bëjnë përpjekje që Shkupi dhe Sofja të zgjidhin çështjet e diskutueshme që shqetësojnë Bullgarinë.

"Sot kemi fituar një shans nga Këshilli i Ministrave për të biseduar edhe për disa kohë. Besoj se ka shanse për sukses dhe besoj se do të arrijmë një marrëveshje që mbron të gjitha interesat tona kombëtare", theksoi Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat