Uashingtoni kërkon fillimin e bisedimeve të Maqedonisë Veriore me BE-në

Maqedonia

Uashingtoni kërkon fillimin e bisedimeve të Maqedonisë Veriore me BE-në

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 08:49
Flamuj të BE-së e Maqedonisë Veriore

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje Sofjes dhe Shkupit për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe jashtë procesit të pranimit në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët - anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në BE, njofton MIA sonte, duke iu referuar Departamentit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara theksojnë se është janë "saktësisht të qarta në dëshirën e tyre për të parë Maqedoninë e Veriut, e cila aktualisht është kandidat për anëtarësim në BE, të hyjë në fazën tjetër me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti".

"Procesi i zgjerimit promovon paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin. Vendimi i BE-së në mars për të hapur bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një hap pozitiv në evitimin e narrativës që komuniteti transatlantik ka lënë pas dore Ballkanin," i tha Departamenti i Shtetit MIA.

Theksuar gjithashtu se çdo vonesë në rrugën e pranimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në BE rrezikon hapjen e çështjes së besueshmërisë së BE-së në rajon.

Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit midis Maqedonisë Veriore dhe Bashkimit Evropian të mërkurën (17 nëntor) mbi çështjet e hapura historike dhe gjuhësore që kanë dy vendet fqinje.

Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva tha pas një video-konference të ministrave të jashtëm të BE-së të martën (17 nëntor) se Bullgaria "nuk mund të mbështesë kornizën negociuese me Republikën e Maqedonisë Veriore" në këtë fazë, as mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, transmeton REL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat