Halkbank ka mbjellë mbi 17 mijë fidanë në të gjithë qytetet e Maqedonisë gjatë një viti

Maqedonia

Halkbank ka mbjellë mbi 17 mijë fidanë në të gjithë qytetet e Maqedonisë gjatë një viti

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Në lidhje me iniciativën për ruajtjen e ambientit jetësor dhe ngritjen e vetëdijes ekologjike, platforma HalkEco e Halkbankës, ka arritur të mbjell 17 mijë fidanë, prej tetorit të vitit të kaluar deri sot.

Nga aksioni i parë për mbjellje (26 tetor, 2019), në disa raste janë mbjellë mbi 9 mijë drunj në të gjithë shtetin, në mesin e të cilëve 6000 në Veles, 220 në oborret e shkollave në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Bogdanc, si dhe 2790 në rajonin në mes Manastirit dhe Demir Hisarit.

Gjithashtu janë paguar edhe 8000 drunj për pyllëzim në Shën Nikollë, me mjete të mbledhura nga pjesëmarrësit e garës me biçikleta në vend Halk Velo Green, që u mbajt në fillim të shtatorit të kaluar në Mavrovë.

Deri më tani, përveç pyllëzimit në këto qytete, përmes platformës HalkEco u realizua rindërtimi i 19 urave në Parkun e Qytetit në Shkup, instalimi i eko autobusit në
Aerodrom, rindërtimi i urës për këmbësorë në Krushevë, rregullimi i Halk Corner në qendrën trektare Leptokaria, si dhe mbështetja e fushatës për parandalimin mbi djegien e barishteve, që e ka zbatuar Bashkia e Shkupit.

Halkbank si kompani e përgjegjshme, do të vazhdojë edhe më tej të kontribuojë për përmirësimin e ambientit jetësor në të gjithë shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat