Policia e Maqedonisë arreston personin e kërkuar për vrasje

Maqedonia

Policia e Maqedonisë arreston personin e kërkuar për vrasje

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:22
Foto Ilustrim

Policët sot pasdite në Malin Sharr kanë arrestuar një të arratisur nga burgu i dënuar me 15 vite burgim dhe që ka vuajtur burg prej nëntë vitesh për vrasje dhe për armë.

Sipas njoftimit të policisë, 30 vjeçari J.Xh është kapur në rrugën malore në Tetovë në fshatin e tij të lindjes Gjermo,

“Sot në ora 16:00, policët në rrugën mbi fshatin Gjermo të Tetovës arrestuan J.Xh (30) nga ky fshat pas fletarrestit të lëshuar për shkak të arratisjes nga burgu”,thonë nga MPB.

Nga policia thonë se i dënuari tashmë ka mbajtur nëntë vite burgim dhe se do të dërgohet në entin ndëshkimor përmirësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat