Klinika për veshë, hundë dhe fyt shndërrohet në Kovid qendër, pranohet pacienti i parë

Maqedonia

Klinika për veshë, hundë dhe fyt shndërrohet në Kovid qendër, pranohet pacienti i parë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 14:08
Klinika

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, sot vizitoi dhe njoftoi se Klinika për sëmundje të syve, veshëve dhe hundëve, nga tani do të shndërrohet në klinikë për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid.

“I gjithë sistemi shëndetësor është koordinuar dhe po konsultohet me të gjitha shtëpitë shëndetësore publike. Në të gjitha shtëpitë shëndetësore punon kuadër ekspert mjekësor. Punonjësit shëndetësor janë të lodhur, por ato nuk dorëzohen dhe japin maksimumin në trajtimin e pacientëve” tha Filipçe.

Në Kovid qendrën e re në Klinikën për veshë hundë dhe fyt, tanimë është pranuar pacienti i parë, ndërsa kjo klinikë ka vend vetëm për 23 shtretër. Klinika është e gatshme të ndihmojë me mbështetje të oksigjenit.

Hapi i radhës është rritja e kapaciteteve me 50 shtretër për pacientë me Kovid dhe në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt. Ditëve në vijim pritet të jetë krejtësisht e gatshme kjo klinikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat