MPB Maqedoni: Kalimi kufitar “Evzoni” do të jetë i mbyllur për 24 orë

Maqedonia

MPB Maqedoni: Kalimi kufitar “Evzoni” do të jetë i mbyllur për 24 orë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 20:11
Foto Ilustrim

Kalimi kufitar “Evzoni” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, prej nesër në mëngjes (05:00) do të jetë i mbyllur për 24 orë.

Siç njoftojnë nga MPB, mbyllja do të jetë për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke.

“Sot (23.11.2020) udhëheqësi i ndërrimit në kalimin kufitar Bogorodica, është njoftuar nga udhëheqësit në Evzoni se për shkak të grevës 24 orëshe të shërbimeve doganore greke, kalimi kufitar Evzoni do të jetë i mbyllur për çdo lloj të komunikacionit deri më 24.11.2020, në orën 05:00”, thonë nga MPB.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1.176 testime për coronavirus, ndërsa 387 raste kanë rezultuar pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat