Filipçe në takim me kolegët mjekë: Për momentin ka rreth 500 shtretër të lirë në Covid-qendrat në Shkup

Maqedonia

Filipçe në takim me kolegët mjekë: Për momentin ka rreth 500 shtretër të lirë në Covid-qendrat në Shkup

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:41
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua sot pasdite me Aleksandar Trajanovskin, drejtor i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendër e Urgjencës (TSOARKIQU) dhe me drejtorët e kovid-qendrave nga kompleksi “Nënë Terezë”.

“Ky takim ishte koordinim i rregullt rreth hapjes së kapaciteteve të reja spitalore për pacientët kovid brenda klinikave kirurgjikale.

Në takim u diskutua për realizimin e departamentit të ri kovid brenda TSOARKIQU, i cili do të aktivizohet nëse është e nevojshme, konform situatës epidemiologjike në vend dhe numrit të pacientëve që kërkojnë shtrim në spital”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Njëherit, për momentin ka rreth 500 shtretër në qendrat kovid në Shkup, me një plan për 100 shtretër shtesë në ORL dhe në klinikat kirurgjikale. Do të sigurohen 100 shtretër shtesë nga ana e spitaleve private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat