Maqedoni, mbi 1.100 raste të reja me COVID-19 dhe 30 pacientë të vdekur

Maqedonia

Maqedoni, mbi 1.100 raste të reja me COVID-19 dhe 30 pacientë të vdekur

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.864 testime dhe janë regjistruar 1.160 raste të reja.

Prej rasteve të reja 472 janë në Shkup, 58 Kumanovë, 2 Dibër, Shtip 43, Prilep 78, Tetovë 61, Strugë 29, Veles 32, Manastir 87, Ohër 47, Kavadar 32, Gostivar 22, Gjevgjeli 1, Strumicë 39, Kërçovë 26 dhe më pak në qytetet më të vogla.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 1.097 të shëruar dhe 30 pacientë të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 9 janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Shtipi, një nga Velesi, gjashtë nga Manastiri, tre nga Gostivari, një nga Gjevgjelia, një nga Strumica, një nga Koçani, dy nga Dellçeva, një nga Kratova, një nga Kërçova dhe një nga Negotina.

Që nga fillimi i pandemisë me coronavirus janë gjithsej janë infektuar 58.608 pacientë prej të cilëve 36.064 janë shëruar dhe 1.630 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.914 raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat