Thyhet një automjet ambulator në Vevçan

Maqedonia

Thyhet një automjet ambulator në Vevçan

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Një autor i panjohur dje pasdite ka hedhur me gurë në automjetin ambulator  të Shtëpisë shëndetësore “Dr. Svetozar Çoçoroski” nga Vevçani.

Drejtori i institucionit Jovan Stojkovski vlerësoi se dëmi material është i vogël, por  akti është i turpshëm.

Rastin e konfirmuan edhe nga SPB Ohër,  prej ku potencojnë se ndërmerren masa për gjetjen e autorit.

Në Shtëpinë shëndetësore në Vevçan në ambulantën ditore, sipas tij, për momentin shërohen 40 pacientë pozitivë ose të dyshimtë me Kovid-19, ndërsa në ambulantën në Llabunishtë, e cila është nën kompetencë të tyre  ka 30 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat