Duhet të ketë edhe një shqiptar në Komisionin e përbashkët për histori të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia

Duhet të ketë edhe një shqiptar në Komisionin e përbashkët për histori të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Komisioni i përbashkët për histori i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ketë të paktën një anëtar i përkatësisë etnike shqiptare.

Historiani Zejni Mazllami në emisionin Click Plus tha se në këto bisedime duhet të kërkohet edhe pjesa shqiptare e historisë.

“Në histori ne duhet ta kërkojmë pjesën tonë, të trajtohemi si palë. Deri sot nuk e kemi kërkuar, por ne duhet ta kërkojmë pjesën tonë, të paktën të jemi pjesë e bisedimeve për hisotrinë e politikës, ndërsa identiteti është probleme i dy palëve”, tha Mazllami.

Historiani Naser Miftari theksoi se shqiptarët janë qytetarë të këtij vendi dhe se duhet të përfshihen në proceset që ndodhin në shtet.

Edhe opozita shqiptare kërkon rishikimin e librave ku në komision do të ketë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat