LSDM: Mijëra amendamentet e opozitës, janë zhvlerësim i Kuvendit

Maqedonia

LSDM: Mijëra amendamentet e opozitës, janë zhvlerësim i Kuvendit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
LSDM

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, nëpërmjet një kumtese ka reaguar për amendamentet që opozita ka dorëzuar për punën online të Kuvendit.

Nga kjo parti thonë se është e turpshme dhe e papërgjegjshme sjellja e opozitës, për të bllokuar punën e legjislaturës

“Me dorëzimin e qindra, mijëra amendamenteve absurde të ndryshimit të Rregullores dhe të më shumë ligjeve, opozita më së shumti u shkakton dëm qytetarëve, pasi në Kuvend duhet të miratohen zgjidhjet ligjore që t’u ndihmohet pensionistëve, prindërve vetushqyes, kategorive të prekura sociale, të papunësuarve, por edhe kompanive dhe sistemit shëndetësor”, thonë nga LSDM.

Më tej ata shtojnë se destruktiviteti, sjellja anti-shtetërore dhe antikombëtare e opozitës në Kuvend nuk do t’i pengojë qytetarët me shumicën parlamentare të LSDM-së, për të fituar një Kuvend funksional, të dedikuar për interesa të shtetit dhe qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat