MMJPH: Ministri Nuredini lëshoi urdhër për zbatimin emenjëhershëm të masave të shpejta në Rusino

Maqedonia

MMJPH: Ministri Nuredini lëshoi urdhër për zbatimin emenjëhershëm të masave të shpejta në Rusino

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Naser Nuredini

Ministri Nuredini lëshoi urdhër për zbatimin e menjëhershëm të masave të shpejta në Rusino

Me iniciativën e Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në seancën e qeverisë në 1 Dhjetor 2020 u miratua Konkluza, sipas të cilës Ministri Nuredini urdhëron Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, përmes kontraktuesit të angazhuar “Pelagonija” SHA Gostivar dhe NPK “Komunalec” Gostivar, për të zbatuar masa të shpejta për sanimin e pasojave mjedisore të vendndodhjes ekzistuese për largimin e mbetjeve në Rusino, komuna e Gostivarit.

Masat e shpejta duhet të përfshijnë ndërtimin e një sistemi të trajtimit të rrjedhjeve të përbëra nga një argjinaturë që do të parandalojë hyrjen e ujërave atmosferik në mbetjet e depozituara, kanali, rezervuari dhe pompa që do të kthejë rrjedhjet në deponinë ekzistuese, një shtëpi administrative për punonjësit, peshore për matjen e automjeteve që transportojnë mbetjet për asgjësim dhe seksioni ku do të vendoset peshorja, për të cilat janë siguruar mjete financiare përmes Projektit për krijimin e një sistemi të ri rajonal të menaxhimit të mbetjeve komunale në të gjithë rajonin e Pollogut përmes një granti nga Qeveria Zvicerane për Qeverinë e RMV-së prej 1.900.000,00 franga zvicerane.

Këto aktivitete nuk janë zbatuar deri më tani për shkak të vonesave të procedurave administrative, me ç’rast Ministri Nuredini në përputhje me parimet e parandalimit dhe nivelit të lartë të mbrojtjes nga Ligji për Mjedisin, lëshoi urdhër për të parandaluar rritjen e mëtejshme të akumulimit të ndotësve në të gjitha mediat e mjedisit jetësor, në një rreth më të gjerë, të cilat rrezikojnë shëndetin e njeriut.

Në kuadër të projektit deri më tani janë implemetuar aktivitetet e mëposhtme: Zhvillimi dhe aprovimi nga nga MMJPH i Planit Rajonal të Menaxhimit të Mbetjeve për rajonin e Pollogut; Plani Strategjik i Vlerësimit të Mjedisit (SEA), Studimi i Fizibilitetit (FS), Analiza e Përfitimit dhe Kostos (APT), Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM), Projekte të Detajuara dhe Asistencë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit për kontratat e punëve dhe prokurimi për ndërtimin e stacioneve të zgjedhura për transferimin, trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve, për mbylljen dhe rehabilitimin e deponive jostandarde dhe deponive ilegale dhe për prokurimin e pajisjeve për mbledhjen dhe transportimin e mbetjeve në përputhje me standardet e BE-së, Përgatitja e dokumentacionit të përgjithshëm për themelimin e Ndërmarrjes Rajonale Publike për Menaxhimin e Mbetjeve për rajonin e Pollogut, e cila ndërmarrje do të menaxhojë deponinë e ardhshme rajonale, dhe do të financohet proporcionalisht nga secila komunë, janë blerë kontejnerë për të gjitha komunat në rajonin e Pollogut dhe janë bërë reklama televizive dhe janë transmetuar për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve.

Përfundimi me sukses i këtij projekti është një parakusht për sigurimin e mjeteve shtesë financiare për ndërtimin e deponisë sanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat