Për tre muaj në Maqedoni janë gjobitur mbi 43 mijë vozitës

Maqedonia

Për tre muaj në Maqedoni janë gjobitur mbi 43 mijë vozitës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 08:45
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë ditës së djeshme në emisionin ‘Click Plus’ tha se secili vozitës që ka ndarë para për gabimin në komunikacion, radhën e ardhshme do të jetë më i kujdesshëm dhe do të respektojë rregullat.

“Në muajt e fundit, përmes kontrolleve efikase dhe masive në komunikacion, janë gjobitur 43.170 vozitës për kundërvajtje”, thotë Spasovski.

Sipas tij, kjo përveç që ndikon në parandalimin e aksidenteve, kjo ndikon edhe në vetëdijen publike.

“Nëse qytetarët shohin se nuk bëhen kontrolle atëherë bie respektimi i rregullave nga të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat