Për dhjetë vjet, 65.675 maqedonas kanë marrë shtetësi bullgare

Maqedonia

Për dhjetë vjet, 65.675 maqedonas kanë marrë shtetësi bullgare

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Foto Ilustrim

Në 10 vitet e fundit, nga 1 janari 2010 deri më 22 tetor 2020, gjithsej 77,829 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë aplikuar për të marrë shtetësi bullgare.

Sipas mediave bullgare, thuajse të gjithë ose 77.726 kanë pretenduar se kanë prejardhje bullgare. Në të njëjtën periudhë, procedura është përfunduar për 65.675, të cilët janë marrë shtetësi bullgare..

Këto të dhëna u njoftuan nga ministrja Bullgare e Drejtësisë, Desislava Akhladova, në një seancë në Kuvendin bullgar, e cila iu është përgjigjur pyetjeve të Hristo Gadzhev nga shumica parlamentare.

Siç raporton “Dnevnik-u” bullgar, Gadzhev këtë pyetje e bëri duke komentuar se nëse maqedonasit duan të marrin pasaportë bullgare, që i bën qytetarë edhe të BE-së, në Maqedoninë e Veriut zhvillohet politikë e papranueshme kundër Bullgarisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat