Iu gjetën 2 mina me telekomandë, arrestohet 29-vjeçari

Maqedonia

Iu gjetën 2 mina me telekomandë, arrestohet 29-vjeçari

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pas shërbimet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro.

Sipas policisë, i riu i identifikuar si Viktor Noka nga Dibra, ka qenë i dënuar më herët për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Telekomanda”. Sekuestrohen 2 mina me telekomandë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacione që dispononin se një shtetas lëvizte me lëndë eksplozivi me vete, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Telekomanda”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: V.N., 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin V. N. në afërsi të vendit të quajtur “Muzeumi” dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat