Shqiptari shpallet shkencëtar i vitit në Maqedoni

Maqedonia

Shqiptari shpallet shkencëtar i vitit në Maqedoni

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:44
Kimet Jusufi

Kimet Jusufi, me profesion fizicient, ka fituar çmimin “Shkencëtar i Vitit” që tradicionalisht ndahet në Maqedoninë e Veriut nga presidenti i vendit.

Jusufi është nga fshati Nistrovë, kurse për momentin jeton në Gostivar.

Ai ka studiuar Fizikën teorike në Universitetin e Shkupit, kurse Çmimin sot edhe zyrtarisht e ka pranuar nga presidenti Stevo Pendarovski.

“Sot nga presidenti i shtetit z. Stevo Pendarovski kam marrë çmimin: Shkencëtari i ri më i mirë i vitit në shkencat matematikore-natyrore”, njoftoi Jusufi, duke shpërndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat