Sheqerinska: Propozimi i OBRM-PDUKM-së është edhe një përpjekje për ta anuluar regjistrimin e popullsisë

Maqedonia

Sheqerinska: Propozimi i OBRM-PDUKM-së është edhe një përpjekje për ta anuluar regjistrimin e popullsisë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot tha se “kur një parti disa muaj para regjistrimit të popullsisë që e presim 20 vite do t’u japë propozim për të blerë mijë mjete për furnizimin e të cilave nevoiten para, por edhe kohë, kjo në mënyrë praktike tregon se sërish nuk dëshirojnë regjistrim”.

“Është e njëjta parti e cila njëherë nisi me regjistrimim dhe vet i shkelte rregullat e regjistrimit.

Shpenzuan 4 ose shtatë milionë euro dhe më pas tha nuk vlen. Kjo është edhe një përpjekjet për ta anuluar regjistrimin”, thotë Sheqerinska.

Përpjekja e OBRM-PDUKM-së, sipas Sheqerinksës, është problematizimi që të mos ketë regjistrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat