Maqedoni: Mbi 43 përqind e shpenzimeve të amvisërive janë për ushqim dhe pije

Maqedonia

Maqedoni: Mbi 43 përqind e shpenzimeve të amvisërive janë për ushqim dhe pije

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Foto Ilustrim

Për “ushqim dhe pije joalkoolike” amvisëritë në vend kanë shpenzuar 43,1 për qind, për “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera” – 10,8 për qind dhe për “komunikacion – gjashtë për qind, nga gjithsej mjetet e shfrytëzuara në vitin 2019, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Rreth 13 për qind e shpenzimeve të tërësishme të amvisërive në BE në vitin 2019 ishin për “ushqim dhe pije joalkoolike”, që është shkalla e tretë më e lartë pas “banimit dhe shpenzimeve përgjithshme” – 23,5 për qind dhe “transport” – 13,1 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat

Në vendet e rajonit më së shumti për “ushqim dhe pije joalkoolike” kanë shpenzuar banorët e Bosnja e Hercegovinës – 28,8 për qind nga shpenzimet e tërësishme të amvisërive. Pastaj vijojnë Mali i Zi – 24,5 për qind, Serbia – 23,6 për qind, Bullgaria – 18,4 për qind, Kroacia – 18,3 për qind dhe Greqia – 15,5 për qind.

Në BE më së shumti për “ushqim dhe pije joalkoolike” kanë ndarë amvisëritë në Rumani – mbi një e katërta ose 26 për qind e shpenzimeve të tërësishme, pas së cilës vijojnë amvisëritë në Lituani – 20,2 për qind dhe Estoni – 19,3 për qind.

Për krahasim, amvisëritë në Irlandë (8,6 për qind), Luksemburg (8,9 për qind) dhe Austri (9,7 për qind) – kanë ndarë nën dhjetë për qind të shpenzimeve të tërësishme për ushqim dhe pije joalkoolike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat